RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Sofja: Lufta në Ukrainë pasqyron ambiciet e Rusisë për të ndërhyrë në rendin botëror

sofja:-lufta-ne-ukraine-pasqyron-ambiciet-e-rusise-per-te-nderhyre-ne-rendin-boteror

Shefi i Agjencisë Kombëtare bullgare të Sigurisë (SANS), Plamen Tonçev në një intervistë tha se marrëdhëniet zyrtare të Sofjes me Moskën janë përkeqësuar, pasi Bullgaria u përfshi në listën e vendeve jomiqësore dhe masave të marra prej saj për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë në vend.

”Thyerja e varësisë energjetike nga Rusia dhe diversifikimi energjetik i Bullgarisë u bënë tema shumë të rëndësishme”, shtoi ai.

”Në vitin 2022, Bullgaria ka shpallur ‘persona non grata’ 84 punonjës të përfaqësive zyrtare të Rusisë në Bullgari”, tha Tonçev, në intervistën e tij të parë që nga marrja e postit.

”Lufta në Ukrainë pasqyron ambiciet e Rusisë për të ndërhyrë në rendin botëror dhe për t’u përballur me SHBA-në dhe Perëndimin. Ngjarjet e vitit të kaluar sollën në agjendë çështjet e sigurisë globale të ushqimit dhe nevojën për të trajtuar varësinë energjetike të BE-së nga Rusia”, tha shefi i SANS.

Tonçev tha se ”aktualisht nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e popullatës bullgare”.

”Megjithatë, veprimet e vazhdueshme ushtarake mund të rrisin fluksin e migracionit drejt dhe përmes këtij vendi. Pasojat ekonomike janë gjithashtu të mundshme, si rritja e çmimeve dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit”, shpjegoi ai. /atsh

Related posts

Dështon eksperimenti kimik, 15 të plagosur shpërthimi i papritur në Spanjë – VIDEO

admin

Turqia dënon sulmin terrorist në Kudsin Lindor

admin

Djegia e pronave në veri të Kosovës mbetet pa u ndëshkuar

admin