RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani merr ftesë për ta vizituar Izraelin

osmani-merr-ftese-per-ta-vizituar-izraelin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e saj nga Izraeli, Isaac Herzog, me ç’rast kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre.

Osmani dhe Herzog diskutuan ndër të tjerash edhe për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve.

Gjithashtu, presidentes Osmani i është bërë ftesë për ta vizituar Izraelin.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Presidenti Herzog e falënderoi përzemërsisht Presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi Presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Izrael. Ai poashtu shfrytëzoi rastin që t’ia urojë muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë, festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë, si dhe festën e “Passover”, besimtarëve hebre”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.

Po ashtu theksohet se presidentja Osmani ka dërguar urimet më të mira për gjithë popullin e shtetit të Izraelit.

Related posts

“Financial Times”: Rekrutët dhe ish-mercenarët e ‘Wagnerit’ po përdoren nga Moska si sabotatorë në Evropë! Si i “peshkojnë” ata anëtarët e gatshëm, nga spiunazhi dhe propaganda naziste, te…

admin

Çfarë armëpushimi? Sulmet izraelite në Gaza vrasin 23 palestinezë që nga agimi

RTI

Ushtria izraelite vret një adoleshent palestinez në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani