RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në Austri: Integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën

osmani-ne-austri:-integrimi-evropian-eshte-e-vetmja-rruge-per-kosoven

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Europian Alpbach 2023, që po mbahet në Alpbach të Austrisë.

Ajo thekson se tema e sivjetme është “Një Evropë e guximshme”, derisa njofton se diskutoi në panelin kryesor.

“Zgjerimi i Bashkimit Evropian me shtetet demokratike të Ballkanit Perëndimor, mbrojtja e parimeve dhe vlerave të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, si dhe unifikimi në luftimin e autokracive e tiranive, janë tiparet që e bëjnë një Evropë të guximshme. Pavarësisht se është rrugë e gjatë dhe e mundimshme, integrimi evropian është e vetmja rrugë për Kosovën.Familja euro-atlantike është familja jonë!”, shkruan Osmani./

Related posts

U arrestuan nga Beogradi, Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

admin

Dyshimet se Irani i ka dërguar raketa balistike Rusisë, BE: Kemi informacione të besueshme se janë kryer transferta

admin

Stoltenberg vlerëson edhe njëherë rolin e Turqisë në marrëveshjen e drithit

admin