Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës në javën e nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
E para e shtetit të Kosovës ka marr pjesë edhe në samitin e radhës për Ukrainën, ku ishte i pranishëm edhe presidenti amerikan, Joe Biden.
Në këtë samit po ashtu ishin liderë botërorë, si Volodymyr Zelenskyy, pastaj presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, etj.
“E nderuar me ftesën e Shtëpisë së Bardhë që t’i bashkohem liderëve të tjerë botëror në samitin e radhës për Ukrainën, i cili kësaj radhe u mbajt në New York, në kuadër të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara”, shkruan Osmani.