Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar në New York për takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete të tjera në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka njoftuar zyra e saj të enjten.
Përgjatë kësaj vizite, Osmani në takime me homologë do të diskutojë për zhvillimet e fundit në Kosovë, “përkushtimin e Kosovës për ta forcuar pozitën ndërkombëtare, si dhe thellimin e raporteve me shtete të tjera në përfitim të qytetarëve tanë”.
Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.
“Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA”, thuhet në njoftimi.
The post Osmani në SHBA për takime me liderë botërorë first appeared on Radio Televizioni Iliria.