RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj dy mjekëve për marrje të ryshfetit në Spitalin e Gjilanit

prokuroria-kerkon-paraburgim-ndaj-dy-mjekeve-per-marrje-te-ryshfetit-ne-spitalin-e-gjilanit

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave – të pandehurve H.B. dhe L.M., për shkak të dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Marrja e ryshfetit’’, nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 29 Prill 2023, rreth orës 19:45 minuta, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të pandehurit H.B. dhe L.M., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, si persona zyrtar, kanë përfituar për vete, në atë mënyrë që i pandehuri H.B. – anesteziolog, me rastin e operimit të pacientes, M.S., në repartin e kirurgjisë, ka kërkuar dhe marrë para nga familjarët e saj.

Gjithashtu, edhe i pandehuri L.M. – mjek kirurg, me rastin e operimit të pacientes së lartshënuar ka pranuar para nga familjarët e të njëjtës.

Të pandehurit janë arrestuar nga ana e zyrtarëve policor pas kryerjes së masës së simulimit dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Related posts

Izraeli do të zgjerojë “zonën humanitare” në Gaza para sulmit tokësor në Rafah

Muhamet Ramadani

Kanada, një polic dhe një person tjetër plagosen në një sulm me armë zjarri para një sinagoge

Irfan Jahiu

Iz’raeli arreston predikuesin e Xhamisë Al-Ak’sa pasi u lut për kreun e vr’arë të Hamasit

Muhamet Ramadani