RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani në takim lamtumirës me shefin e EULEX-it, e dekoron me medaljen presidenciale

osmani-ne-takim-lamtumires-me-shefin-e-eulex-it,-e-dekoron-me-medaljen-presidenciale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur këtë të premte në takim lamtumirë shefin e EULEX-it, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark, të cilin e ka dekoruar me medalje presidenciale për sundimin e ligjit.

Presidenca njofton se në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe për bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me EULEX-in për tejkalimin e këtyre sfidave.

“Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e EULEX-it në promovimin e sundimit të ligjit dhe theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës për të arritur qëllimet e sigurisë dhe sundimit të ligjit në secilën pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Osmani gjithashtu ka theksuar rëndësinë e partneritetit mes institucioneve të Kosovës dhe organizatave partnere ndërkombëtare, që operojnë në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Ajo e ka falënderuar EULEX-in për bashkëpunimin e tyre me institucionet e Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit në kuadër të mandatit ekzistues për këshillim, mentorim dhe monitorim.

“Dekorimi me medaljen presidenciale për sundim të ligjit paraqet vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë të Republikës së Kosovës ndaj Ambasadorit Wigemark dhe EULEX-it për përkrahjen dhe bashkëpunimin e tyre të palëkundur në ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të sigurt në Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftim./

Related posts

Izraeli ua rrafshon palestinezëve shtëpitë në Jerusalem

admin

Myftiu Tërnava dhe kryetari Rama panë nga afër punimet në Xhaminë Qendrore

admin

Të zhvendosurit në Gaza përballen me kushte të ashpra dimri

admin