Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore. Në këtë takim ka merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Pjesë e këtij ishin edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.Pas dorëheqjes së kryetarëve të këtyre katër komunave me shumicë serbe në muajin e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka caktuar 18 dhjetorin si datë të zgjedhjeve për kryetar dhe 25 dhjetorin si datë për zgjedhjet e kuvendeve komunale.