Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington ka takuar Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy.
E para e vendit, ka uruar Lammy për emërimin e tij në këtë pozitë të re.
Osmani ka thënë se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës, dhe se pret të forcohen më tej lidhjet mes vendeve.
“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington DC, urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, @DavidLammy, në emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.