Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani, me këtë rast ka vizituar kompaninë e helikopterëve Bell në Teksas, ku mori mësimin e parë në pilotim të helikopterit, me pilotin që kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh.
“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në Facebook.