RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Osmani: Nga 1 korriku, Maqedonia e merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore

osmani:-nga-1-korriku,-maqedonia-e-merr-kryesimin-e-procesit-te-bashkepunimit-ne-europen-juglindore

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të hënën do të marrë pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (PBEJL) i cili do të mbahet në Budva. Takimi mbahet më pak se një muaj para marrjes formale të kryesimit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, më 1 korrik.

Pas seancës plenare, së bashku me përfaqësuesit e Treshes Kryesuese – Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – Osmani do të mbajë konferencë për media, ndërsa në margjinat e takimit ministror do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologët e tij, nga vende anëtare të Iniciativës.

Procesi i Bashkëpunimit në Europën Juglindore është formuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të thellimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit. Iniciativa synon krijimin e një rajoni të bazuar në demokraci dhe prosperitet ekonomik, si dhe integrim të plotë të kësaj pjese të kontinentit në strukturat europiane dhe euroatlantike.

Maqedonia e Veriut është e përfshirë në Iniciativë që nga fillimi dhe ka kryesuar me atë në dy raste, 2000-2001 dhe 2012-2013. Përveç Maqedonisë së Veriut, anëtare janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Kroacia dhe Mali i Zi.

Related posts

Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit Perëndimor” në Kosovë

rezart morina

Rasti “Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

rezart morina

S’ka kuorum: Nuk ndryshon ligji për pensionet

admin