RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani nuk arrin ta bindë Jasharajn, greva vazhdon

osmani-nuk-arrin-ta-binde-jasharajn,-greva-vazhdon

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se kjo e fundit i ka lutur që ta ndërpresin grevën.

Në një deklarim për mediave, Jasharaj tha se greva do të vazhdojë edhe më tej, pasi kërkesat e tyre janë legjitime dhe duhet të plotësohen nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai po ashtu tha se e vlerëson angazhimin e presidentes dhe nga ajo kanë kërkuar që të shfrytëzojë autoritetin e saj për të ndikuar te Qeveria për t’u ulur në tavolinë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, deri sa të gjendet një zgjidhje.

“Në takim me presidenten paraqitëm kërkesat tona, të cilat edhe ajo tha se janë legjitime. Ne e lutëm presidenten që ta shfrytëzojë autoritetin e saj në mënyrë që të ndikojë që të ulemi për të diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë për realizimin e kërkesave tona”.

“Qeveria mund të japë ndihma për punëtorët dhe ne i gëzohemi kësaj, por kërkesat tona janë tjera. E vlerësoj angazhimin e presidentes, por për fat të keq greva do të vazhdojë. Ajo na luti që ta ndërpresim grevën, por ne i thamë se për hir të fëmijëve e shpëtuan vitin e kaluar shkollor ”, u shpreh Jasharaj.

Related posts

Sulme të reja izraelite në Gaza, raportohen viktima mes palestinezëve

Muhamet Ramadani

Deputeti 37-vjeçar bëhet kryeministri i Irlandës! Simon Harris, lideri më i ri në historinë e vendit

admin

Për dy ditë, policia në veri gjen mbi 140 kg eksploziv, mbi 900 fishekë dhe armë të ndryshme

RTI