RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri: E drejtë që u takon qytetarëve

osmani-per-peticionin-per-shkarkimin-e-kryetareve-ne-veri:-e-drejte-qe-u-takon-qytetareve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore është e drejtë që u takon qytetarëve.

Të mërkurën ka nisur mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit. Afati për mbledhjen e nënshkrimeve në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zubin-Potok për shkarkimin e kryetarëve është 22 janari, ndërsa të kryetarit të Zveçanit afati i fundit është 27 janari.

Osmani pas homazheve para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, foli për peticionin.

“Siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë një procedurë të tillë, që pastaj është specifikuar edhe me Udhëzim Administrativ të miratuar së fundi nga ministria përkatëse. Është e drejtë që u takon qytetarëve të të gjitha komunave. Rrjedhimisht në këtë rast, qytetarët e komunave në veri të vendit po e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Është me rëndësi të respektohen procedurat, por si shtet demokratik që jemi e që i respektojmë të drejtat e gjithë qytetarëve tanë pa dallim etnie, natyrisht edhe kjo e drejtë duhet të respektohet”, ka thënë Osmani.

Related posts

Izraeli vret një fëmijë dhe plagos dy të tjerë në Gaza, shkelje e re e armëpushimit

Muhamet Ramadani

Tetë persona të lënduar nga një aksident në Malishevë

Muhamet Ramadani

Peru, të paktën 13 mijë pelikanë të ngordhur në nëntor për shkak të gripit të shpendëve

admin