RTV AHIRETI
Lajme

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut

osmani-perfaqeson-kosoven-ne-samitin-e-dubrovnikut

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, Osmani ka udhëtuar në Dubrovnik me ftesë të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Osmani do të pritet nga kryeministri kroat Plenkoviq dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa do t’u bashkohet liderëve të tjerë nga Evropa Juglindore në seancën plenare.

“Gjatë këtij samiti, pritet të riafirmohet mbështetja e palëkundur për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, rëndësia e sanksioneve kundër Rusisë, bashkëpunimi me BE-në dhe mbështetja e vendeve të Evropës Juglindore për Ukrainën. Përveç pjesëmarrjes në seancën plenare ku Presidentja do të mbajë një fjalim, ajo do të zhvillojë takime edhe me homologët e saj”, thuhet në njoftim.

The post Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Dubrovnikut first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

1 vit nga sulmi i Banjskës/ AFP: Radoiçiç paraqitet dy herë në muaj para autoriteteve serbe, por akuzë ndaj tij s’ka

admin

Iraku dënon sulmin ndaj ambasadës së tij në Zvicër

rezart morina

Kolona tri kilometra në Merdare, pritjet deri në tetë orë

admin