Presidentja e vendit, Vjosa osmani, është takuar me ndihmëssekretarin e përgjithshëm për Çështje Politike dhe të Sigurisë të NATO-s, Boris Ruge.
E para e shtetit, takimin me Ruge-n po e zhvillon në presidencë, teksa bëhet e ditur se pas takimit nuk do të ketë deklarim për media.
Ruge dje u takua edhe me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, me të cilin folën për dialogun midis Kosovës e Serbisë.