RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli thërret në detyrë ush’tarët rezervë të përjashtuar më parë nga shërbimi ush’tarak

iz’raeli-therret-ne-detyre-ush’taret-rezerve-te-perjashtuar-me-pare-nga-sherbimi-ush’tarak

Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar të thërrasë në detyrë ushtarët rezervë të cilët ishin përjashtuar më parë nga shërbimi ushtarak për shkak të “mungesës së forcës”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria thuhet se “Ministri i Mbrojtjes (Yoav Gallant) ka udhëzuar që ushtarët rezervë, të cilët më parë ishin të përjashtuar nga shërbimi ushtarak dhe janë ende në moshë shërbimi, të thirren në detyrë për shkak të mungesës së forcave”.

Më tej në deklaratë thuhet se ky vendim është marrë në kuadër të vlerësimit të gjendjes dhe vëllimit të aktivitetit të forcave të rregullta dhe rezervë dhe si pjesë e procesit në të cilin ushtria planifikon rritjen e numrit të ushtarëve.

Pasi tërhiqet vëmendja se ushtria do të fillojë të marrë aplikimet nga ushtarët rezervë pas përfundimit të përgatitjeve, në deklaratë thuhet se ata që do të vlerësohen të përshtatshëm për t’u kthyer do të caktohen në njësi të ndryshme kur do të jetë e nevojshme.

Related posts

Pyetjet rrjedhin në Viber edhe në pjesën e dytë të Testit të Arritshmërisë

Muhamet Ramadani

Kancelari gjerman propozon një status të veçantë për Ukrainën në BE

RTI

Agresioni rus, mbi 1 milion ukrainas shkuan në Gjermani më 2022

Muhamet Ramadani