RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani procedon amendamentet për zgjedhjen e presidentit direkt nga populli

osmani-procedon-amendamentet-per-zgjedhjen-e-presidentit-direkt-nga-populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit, duke e cilësuar këtë hap si përgjigje ndaj, siç tha, dështimeve të njëpasnjëshme në zgjedhjen e kreut të shtetit nga deputetët.

Sipas saj, amendamentet në fjalë janë hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011 dhe tani janë dorëzuar për shqyrtim në Kuvendi i Kosovës.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011. I ftoj të gjitha partitë politike që të votojnë këto amendamente kushtetuese. Tash e tutje, le të flasë populli!”, ka deklaruar Osmani.

Nisma e saj vjen në një moment të tensionuar politik, në prag të skadimit të afateve për zgjedhjen e presidentit të ri në Kuvend.

Për miratimin e amendamenteve kushtetuese kërkohet shumicë e cilësuar e votave të deputetëve, përfshirë edhe votat e deputetëve nga komunitetet joshumicë./

Related posts

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, vritet 1 person, plagosen 3 të tjerë

Muhamet Ramadani

Presidentja Osmani në Paris, me ftesë të presidentit Macron

Muhamet Ramadani

Punuan një muaj, mbi 182 mijë euro pagesa për deputetët

admin