Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është duke qëndruar në New York ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në margjina të këtyre punimeve Osmani është takuar edhe me presidentin e SHBA-së Joe Biden.
“Miqësi e përhershme dhe partneritet i palëkundur me SHBA-të”, ka shkruar Osmani në foton e përbashkët me Biden.
Në këtë foto pjesëmarrës jënë edhe bashkëshorti i Presidetes dhe zonja e parë e Shteteve te Bashkyuara të Amerikës.
Ndryshe, Osmani në margjina të kësaj vizite është takuar edhe homologë të tjerë nga vende të ndryshme të botës.
Takimi i 77-të i Asamblesë së Përgjithshme të liderëve botërorë mblidhet nën hijen e luftës në Ukrainë, e cila ka shkaktuar një krizë globale ushqimore dhe ka hapur çarje midis fuqive të mëdha në një mënyrë të paparë që nga koha e Luftës së Ftohtë.