RTV AHIRETI
Shëndetësi

Të bardhë apo të zezë: Cila bukë është më e shëndetshmja

te-bardhe-apo-te-zeze:-cila-buke-eshte-me-e-shendetshmja

Kur bëhet fjalë për bukën gjthmonë jemi në dilemë nëse duhet ta konsumojmë të bardhë apo të zezë, për shkak se i frikësohemi faktit se mos shtojmë ndonjë kilogram.

“Ekziston nocioni se një bukë është më e mirë se të tjerat. Buka e prodhuar në furrë shihet si e “keqe”, ndërsa ajo e bërë në shtëpi si e “mirë”. Ne kemi zbuluar se ashtu si çdo ushqim tjetër, reagimi i organizmit ndaj bukës është krejtësisht personal.

Ky efekt i personalizuar është për çdo lloj ushqimi. Nuk ka asnjë ushqim të mirë, të keq apo super ushqim.”, ka rrëfyer Dr.Evan Elinav nga Instituti Shkencor Weizmann në Izrael. Në studim u përfshinë 40 persona, tek të cilët u testuan lloje të ndryshme të bukës. Shkencëtarët monitoruan nivelet e sheqerit në gjak çdo 5 minuta për të parë reagimin e trupit të tyre për disa javë.

Individët te dy grupet patën rritje të sheqerit në gjak pas konsumit të njërës apo tjetrës bukë, ndërsa efekti i tyre në peshë ishte thuajse i njëjtë tek të dyja grupet. Kjo, thotë dr. Elinav, mbështet idenë që “përcaktuesi kryesor në mënyrën sesi organizmi reagon ndaj ushqimeve është bakteri i zorrës”.

Sipas dr. Elinav, duke krijuar një dietë të veçantë për çdo person, bazuar tek bakteri në zorrë, mund të “normalizohen” nivelet e sheqerit në gjak.

Related posts

Këto ushqime rekomandohet të konsumohen ditëve të vjeshtës

admin

Çfarë ndodh me trupin tonë kur konsumojmë kafe esëll në mëngjes? Ja disa efekte

rezart morina

Frutat dhe perimet që nuk duhet t’i përzieni asnjëherë

admin