RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Osmani së shpejti do të ftojë partitë për konsultime për datën e zgjedhjeve në veri

​osmani-se-shpejti-do-te-ftoje-partite-per-konsultime-per-daten-e-zgjedhjeve-ne-veri

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Sipas Presidencës, temë qendrore e diskutimit ishte shpallja dhe organizimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së zyrtarëve të zgjedhur nga katër komunat në veri të vendit si dhe zëvendësimi i deputetëve të dorëhequr.

Në këtë takim, presidentja ka theksuar se janë duke u ndërmarrë hapat e nevojshëm për shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar komunave në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ajo tha se së shpejti subjektet politike do të ftohen për konsultime përpara se të caktohet data e zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

Presidentja u informua nga Radoniqi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve posedon kapacitetet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit.

Related posts

OSBE dënon fuqishëm sulmet ndaj KFOR-it

admin

Fidan: Turqia mund të jetë pjesë e mekanizmit garantues nëse ka marrëveshje për zgjidhjen me 2 shtete

RTI

Kurti: Është koha të qetësohet situata në veri

rezart morina