RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Osmani: SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë

​osmani:-shba-ja-eshte-ne-adn-ne-e-suksesit-te-shtetit-tone

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se roli i SHBA-ve ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës, ndaj SHBA-ja është në ADN-në e suksesit të shtetit tonë.
Osmani ka shkruar në Facebook se në eventin qendror me rastin e 20-vjetorit të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në prag të Samitit SHBA-Afrikë, me pjesëmarrjen e Presidentit George Ë. Bush, njëherit themelues i MCC-së, ka fol për shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, me ç’rast ka rikonfirmua rolin e pakontestueshëm të SHBA-ve për lirinë dhe shtetndërtimin.

“Në të njëjtën frymë sot, MCC-ja po e vazhdon këtë trashëgimi duke ofruar mbështetje të çmueshme për zhvillimin ekonomik e të qëndrueshëm të Kosovës duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të sukseseve, të cilat i përfaqëson SHBA-ja kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Teksas të SHBA-së ku do të merr pjesë në Samitin SHBA-Afrikë, me ftesë të Qeverisë amerikane, përkatësisht agjencisë qeveritare Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit- MCC. Ajo gjatë këtij samiti do të mbajë fjalim, si dhe pritet të zhvillojë takime me homologë nga disa vende afrikane. Osmani do të zhvillojë takim edhe me krerët e shtetit të Teksasit, zyrtarë të tjerë të lartë të këtij shteti, zyrtarë të lartë shtetërorë të institucioneve amerikane dhe përfaqësues të Kongresit amerikan.

Related posts

Grafitet që e ndërlidhin Kosovën me Vojvodinën

admin

Izraeli pranon 50 mijë punëtorë të rinj nga India, sfida shtesë për punëtorët palestinezë

Muhamet Ramadani

Katër vjet burgim për gjashtë persona të përfshirë në rastin “Subvencionet II”

admin