RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Situata në veri eskalon për shkak te bandave kriminale që përkrahen nga Vuçiq

osmani:-situata-ne-veri-eskalon-per-shkak-te-bandave-kriminale-qe-perkrahen-nga-vuciq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se situata në veri eskalon për shkak te bandave kriminale që përkrahen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Sikurse në shumë raste paraprake, situata në veri eskalon, sepse bandat kriminale të përkrahura nga Vuçiq kanë për qëllim eskalim të situatës dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Duhet të bëjmë çmos që përmes institucioneve të sigurisë të vendosim rend dhe ligj, por edhe të mbrojmë jetën e secilit qytetar”, ka thënë ajo.

Për ngjarjet e sotme në veri Osmani ka thënë se janë informuar gjatë ditës përmes raporteve të institucioneve përkatëse dhe ka shtuar se po presin në fund të ditës raportin përfundimtar.

Osmani ka thënë se në samitin e sotëm BE-Ballkanik Perëndimor nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri planit franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Për versionin e ri i cili i është dorëzuar sot kryeministrit Albin Kurti, Osmani ka thënë se do të ketë takim ndërinstitucional në Kosovë dhe do të koordinohen qëndrimet rreth tij.

“Versioni është dorëzuar sot, megjithatë nuk është diskutuar përmbajtja e versionit të ri në takime, është diskutuar parimi si i tillë. Do të kemi një takim tjetër ndërinstitucional për t’i koordinuar qëndrimet sa i përket versionit të ri. Do t’i ndajmë sapo t’i kemi të gatshme”, ka thënë Osmani në një konferencë për media pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Related posts

Operacion masiv në Europë, arrestohen 23 persona për trukim të ndeshjeve! Bashkëpunonin me sportistët

Muhamet Ramadani

Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve – rrezik për vërshime lokale në disa zona

Hevzi

Sllovakia kundërshton përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të financuar mbrojtjen e Ukrainës

Muhamet Ramadani