Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, duke thënë se ajo është simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi.
Osmani është shprehur se tmerret e atij kapitulli të errët janë kujtesë e mizorisë njerëzore.
“Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit. Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore”, ka shkruar në Facebook mes tjerash ajo.