RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Srebrenica, një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi

osmani:-srebrenica,-nje-simbol-i-nevojes-se-vazhdueshme-per-drejtesi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës, duke thënë se ajo është simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi.

Osmani është shprehur se tmerret e atij kapitulli të errët janë kujtesë e mizorisë njerëzore.

“Srebrenica nuk është vetëm një vend në hartë, por një simbol i nevojës së vazhdueshme për drejtësi, rëndësisë së të vërtetës dhe fuqisë së kujtimit. Tmerret e atij kapitulli të errët, kur mbi 8 mijë djem e burra boshnjakë u vranë brutalisht nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit, janë kujtesë e mizorisë njerëzore”, ka shkruar në Facebook mes tjerash ajo.

Related posts

COVID-19 – Vala e tetë godet Francën

admin

Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit në Palestinë

Muhamet Ramadani

Macron thirrje për konsumimin e produkteve franceze për të mbrojtur sovranitetin e bujqësisë dhe ushqimit

admin