RTV AHIRETI
Uncategorized

Osmani takohet me djalin e Trumpit, thekson rëndësinë e investimeve për Kosovën –

osmani-takohet-me-djalin-e-trumpit,-thekson-rendesine-e-investimeve-per-kosoven-–

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar Donald Trump Jr., djalin e presidentit amerikan Donald Trump, gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara.

Takimi është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së Osmanit në hapjen e “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”, në New York.

Osmani ka marrë pjesë në këtë forum me ftesë të kryeministrit të Katarit dhe Bloomberg.

Në një postim në Facebook, ajo ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në organizime të tilla, duke thënë se ato krijojnë mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, mbështetjen për Kosovën dhe tërheqjen e investimeve.

“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka shkruar Osmani.





Related posts

HeForSWE Affinity Group Spotlight on Allies

Building Community Through Generosity: SWE Networks in Montréal 2026 International Women’s Day Meetup

Muhamet Ramadani

SWE Diverse Podcast Ep 237: Empowering the Engineers of Tomorrow With Global STEM Ambassador Jay Flores