Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Zvicër, është takuar me homologen nga Malta, Myriam Spiteri Debona.
Osmani theksoi se e ka falënderuar Debonan për mbështetjen e vazhdueshme që Malta i ka dhënë Kosovës.
“Në Zvicër, realizova takimin e parë e të përzemërt me Presidenten e re të Maltës, Myriam Spiteri Debono”, shkroi Osmani në rrjetin e saj social në Facebook.
“Malta është një vend vërtet mik, andaj i shpreha mirënjohjen e thellë Presidentes Spiteri Debono për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i saj i ka dhënë Republikës tonë”.
Ndryshe, Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes që po zhvillohet në Zvicër, e që po mbahet në në Bürgenstock, afër Lucernit.