Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, si dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.
Në këto takime është diskutuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe koordinimi për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Lidhur me këtë proces, Presidentja sot gjatë ditës ka biseduar edhe me ambasadorë të shteteve tjera aleate.