RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan bën thirrje që më shumë vende të njohin shtetin e Palestinës

presidenti-erdogan-ben-thirrje-qe-me-shume-vende-te-njohin-shtetin-e-palestines

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë thirrje që më shumë vende të njohin shtetin e Palestinës, raporton Anadolu.

“Lufta për liri, për të cilën palestinezët kanë paguar çmime të rënda, duhet të mbështetet nga i gjithë njerëzimi në bazë të ligjit dhe diplomacisë”, tha presidenti Erdoğan në një konferencë të përbashkët për media në Ankara me kryeministrin gjeorgjian, Irakli Kobakhidze.

Më tej, presidenti Erdoğan tha se ai dhe kryeministri Kobakhidze u përqendruan në hapat për të rritur “efektivitetin” e të dy vendeve në luftimin e grupeve terroriste dhe krimit të organizuar, veçanërisht të organizatave terroriste PKK dhe FETO.

Duke iu referuar të shtënave të djeshme që shënjestruan kryeministrin sllovak, Robert Fico, Erdoğan u zotua se do të “vazhdojë të qëndrojë kundër çdo veprimi që kërcënon paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajonin tonë”.

Ai gjithashtu theksoi se Turqia vazhdon punën për “riaktivizimin” e plotë të hekurudhës Baku-Tbilisi-Kars, të cilën e quajti shtyllë kurrizore e Korridorit të Mesëm.

Related posts

EBA do t’i japin Sirisë 50 milionë dollarë ndihmë shtesë pas tërmeteve vdekjeprurëse

Muhamet Ramadani

Shtëpia e Bardhë sinjalizon nisjen e fazës së re të planit të paqes për Gazën

Muhamet Ramadani

Ekspertët e sigurisë ushqimore: Mbi gjysma e popullsisë së Sudanit të Jugut do të përballet me krizë dhe uri në 2026-tën

Muhamet Ramadani