RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me Hovenierin, diskutojnë për çështje të sigurisë

osmani-takohet-me-hovenierin,-diskutojne-per-ceshtje-te-sigurise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se gjatë takimi janë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë. Po ashtu është biseduar edhe për çështjen e zgjedhjeve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier. Në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm. Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, ka njoftuar Presidenca.

Related posts

Kosova përshëndet marrëdhëniet me SHBA-në pas vizitës së drejtorit të CIA-s

admin

Petkoviq ofendoi Presidenten Osmani, reagojnë nga Presidenca: Retorikë çnjerëzore e mendësisë së Millosheviçit e Putinit

RTI

Kalon 20,000 mijë numri i të vdekurve nga tërmetet

rezart morina