Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev, gjatë vizitës së saj në ShBA.
Osmani tha se takimi , në margjina të Samitit të NATO-s u fokusua në partneritetin mes Kosovës dhe Bullgarisë por edhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin dhe sigurinë rajonale.
“Gjithashtu diskutuam edhe për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe mbështetjen e vazhdueshme nga partnerët tanë bullgarë”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, e para e vendit ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake