RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me presidentin e El Salvadorit, flasin për “sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave”

osmani-takohet-me-presidentin-e-el-salvadorit,-flasin-per-“sundimin-e-ligjit,-prosperitetin-ekonomik-dhe-zgjerimin-e-aleancave”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se me homologun e saj kanë diskutuar për sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave.

Osmani ka thënë se vizita e saj në El Salvador përbën hap të rëndësishëm drejt realizimit të potencialit për bashkëpunim mes dy vendeve.

“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, ka shkruar presidentja Osmani.

Related posts

Washington Post: Akulli në Groenlandë po shkrihet shpejt, hapen rrugë të reja detare! Rritet konkurrenca mes SHBA-së, Kinës dhe Rusisë për burimet natyrore

admin

Çavuşoğlu: Turqia përpiqet të forcojë lidhjet me të gjitha vendet afrikane

admin

Izraeli liron 15 të burgosur palestinezë, raportohen shenja urie dhe torture

Hevzi