RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me Ramën për t’i koordinuar qëndrimet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

osmani-takohet-me-ramen-per-t’i-koordinuar-qendrimet-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë margjinave të Samitit të NATO-s që po mbahet në Washington të Shteteve të Bashkuara.

Osmani tha se me Ramën u takuan për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet e përbashkëta në mënyrë që Kosova të jetë sa më parë anëtare e NATO-s.

“Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, shkroi Osmani,

Related posts

Dhuna e bandave në Haiti, gati gjysma e papullsisë përballet me mungesa ushqimore

admin

Aleatët në aksion, ‘urdhri’: BE dhe NATO “të angazhohen bashkërisht” për Kosovën

admin

Arabia Saudite nis astronauten e parë grua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Muhamet Ramadani