RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takohet me Rubion, flasin për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

osmani-takohet-me-rubion,-flasin-per-rendesine-e-anetaresimit-te-kosoves-ne-nato

Në kuadër të 18-vjetorit të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, presidentja e vendit, Vjosa Osmani u prit në një takim zyrtar në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Gjatë takimit, në njoftim është bërë e ditur se u diskutuan mundësitë për forcimin e aleancës dypalëshe dhe hapa konkretë për të siguruar stabilitet dhe paqe për qytetarët e Kosovës.

Osmani theksoi falënderimin për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për prezencën ushtarake amerikane si element kyç për paqen në rajon.

Diskutimi përfshiu edhe rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në ekonomi dhe mbrojtje, duke theksuar partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Presidentja u shpreh se Kosova, krah për krah me Shtetet e Bashkuara, mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të paqes, adresimit të sfidave globale dhe avancimit drejt integrimit euroatlantik.

“Me SHBA-në jemi të bashkuar në vendosmërinë për të mbrojtur paqen dhe për të garantuar një të ardhme më të sigurt për brezat e rinj!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Related posts

Vala e të nxehtit në Australi do të arrijë kulmin me temperatura rreth 50 gradë Celsius, rrezik ekstrem nga zjarret

Muhamet Ramadani

Lëkundje tërmeti në Kosovë, sa ishte magnituda

admin

Çmenduria e një ligji të synuar në Kongres: kur amerikanët shënjestrojnë Al-Aksa-në

RTI