RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takoi komandantin e NATO-s në Napoli, flasin për tranzicionin e FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Sipas njoftimit për media thuhet se në takim me admiralin Munsch, Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës mbeten të përkushtuara për bashkëpunim me NATO-n dhe KFOR-in, kundër rreziqeve të sigurisë, si dhe për të kontribuar në mënyrë të suksesshme për paqe dhe siguri në tërë territorin e Kosovës.

“Osmani e njoftoi admiralin Munsch se Forca e Sigurisë së Kosovës është në tranzicion dhe po zhvillohet profesionalisht në përputhje me standardet e NATO-s. Osmani ka theksuar se FSK-ja i mundëson Kosovës të bëhet një kontribuuese aktiv në kuadër të sigurisë rajonale dhe globale”, thuhet në njoftim.

Në raport me agresionin e Rusisë në Ukrainë, Osmani ka theksuar se Kosova është plotësisht në linjë me sanksionet e BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë.

Related posts

Ish-sekretarit të KiE-së që angazhohej kundër Kosovës i zbulohen mesazhet me Epsteinin

Hevzi

Koordinimi për veriun, takohen shefat e KFOR-it, AKI-së e Policisë

Muhamet Ramadani

Presidenti i Somalisë nënshkruan Kushtetutën e re

Hevzi