RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon ambasadorë e përfaqësues të BE-së: Sivjet të mbyllet çështja e vizave

osmani-takon-ambasadore-e-perfaqesues-te-be-se:-sivjet-te-mbyllet-ceshtja-e-vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka thënë ambasadorëve e përfaqësuesve të vendeve të Bashkimit Evropian, se Kosova synon që sivjet të mbyllet çështja e liberalizimit të vizave.

Të premten ajo ka takuar ambasadorë e përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Kosovë. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë.”, ka thënë Osmani.

Optimizëm se liberalizimi i vizave do të marrë epilog gjatë presidencës çeke ka nisur të shfaqet qe disa javë. Diskutimet u përhapën edhe më shumë pasi që në Samitin e fundit, që BE-ja mbajti me shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe shtetet hezituese dhanë sinjale pozitive.

Related posts

Shqiptari i Kosovës arratiset nga burgu në Zvicër (Detajet)

admin

Takim Zelenskyy-Biden gjatë Samitit të G7-s në Japoni

rezart morina

Mediat në Serbi shkruajnë për kthimin e deputetëve nga Lista Serbe në Kuvend – u betuan se do ta ruajnë integritetin territorial të Kosovës

admin