RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon ambasadorë e përfaqësues të BE-së: Sivjet të mbyllet çështja e vizave

osmani-takon-ambasadore-e-perfaqesues-te-be-se:-sivjet-te-mbyllet-ceshtja-e-vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka thënë ambasadorëve e përfaqësuesve të vendeve të Bashkimit Evropian, se Kosova synon që sivjet të mbyllet çështja e liberalizimit të vizave.

Të premten ajo ka takuar ambasadorë e përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituar në Kosovë. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë gjatë presidencës çeke të BE-së në mënyrë që të përmbyllet çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ta avancojmë rrugëtimin tonë evropian, e të forcojmë më tej sundimin e ligjit dhe demokracinë.”, ka thënë Osmani.

Optimizëm se liberalizimi i vizave do të marrë epilog gjatë presidencës çeke ka nisur të shfaqet qe disa javë. Diskutimet u përhapën edhe më shumë pasi që në Samitin e fundit, që BE-ja mbajti me shtetet e Ballkanit Perëndimor, edhe shtetet hezituese dhanë sinjale pozitive.

Related posts

Blinkeni takohet me vendet arabe teksa SHBA-ja kritikohet për veton në OKB

Muhamet Ramadani

Kryeministri Rama niset drejt Uashingtonit! Do të marrë pjesë në samitin e NATO-s, për 75 vjetorin e themelimit

admin

Trump i dërgon mesazh guvernatorit të Minesotës: Dorëzoni kriminelët dhe emigrantët e paligjshëm që mbahen në burg, në mënyrë që ICE të largohet!

admin