Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me Baroneshën Cathrine Ashton dhe ish-diplomatin amerikan Philip Reeker.
Osmani gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në darken e punës, ku përveç Ashton dhe Reeker të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori i ShBA-ve Jeffrey Hovenier, ambasadori i Britanisë së Madhe Nicholas Abbott, ambasadori i Francës Olivier Guerot, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl, zëvendësshefja e zyrës së BE-së, Eva Palatova, si dhe zëvendësambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad.
Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Gjatë takimit u diskutua për ecurinë dhe zhvillimet e fundit në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe nevojën për përfundimin me sukses të tij si kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, thuhet në njoftimin e Presidencës.