RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti për tërheqjen e policëve në komunat veriore: Dëshmon për de-eskalim të qartë

kurti-per-terheqjen-e-policeve-ne-komunat-veriore:-deshmon-per-de-eskalim-te-qarte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri të vendit.

Sipas Kurtit, kjo vjen pas vlerësimit të gjendjes së sigurisë nga mbledhja që pardje mbajtën drejtues të Policisë së Kosovës me EULEX-in dhe KFOR-in.

Derisa ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe qytetarët pa dalim për bashkëpunim dhe korrektësi.

“Ashtu qysh kemi thënë para më shumë se dy muajve: 1) nuk do të ketë zvogëlim të përnjëhershëm dhe as të menjëhershëm të pranisë së policisë, por vetëm gradual e proporcional; 2) zvogëlimi vlen për praninë policore në ndërtesat komunale dhe rrethinat e tyre, e jo për veriun e vendit, ku ka ende sfida e punë për sundim të plotë të rendit e ligjit”, tha ai.

Tutje kryeministri tha se zbatojnë me përgjegjësi të plotë dhe me kujdes marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim.

“Ne po zbatojmë me përgjegjësi dhe seriozitet, sinqeritet dhe kujdes, marrëveshjen e Bratisllavës nga 10 korriku 2023 në funksion të kërkesave të BE-së nga 3 qershori 2023 për de-eskalim. Konstatimi i përbashkët me faktorët ndërkombëtarë për përmirësimin e dukshëm të nivelit të paqes dhe sigurisë në veri dëshmon për de-eskalim të qartë. Njëkohësisht, ne jemi vigjilent për ri-eskalimin potencial që mund të vijë nga deklaratat që nxisin urrejtje dhe agresiviteti politik e shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha tutje ai.

Teksa ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave të ndryshme, prej atyre që janë pasojë e keqkuptimit, moskuptimit a keqinterpretimit të situatës dhe zhvillimeve e deri tek ato që janë dëshira anti-qeveritare të transmetuara publikisht si lajme faktike.

“Lufta hibride kundër Republikës së pavarur të Kosovës dhe qeverisë së saj demokratike e progresiste do të dështojë”, shtoi ai.

Related posts

SHBA planifikon të riklasifikojë kanabisin si drogë më pak të rrezikshme, DEA propozon t’i njihen vetitë mjekësore

admin

Tërmet me magnitudë 7.0 godet pranë kufirit Alaskë-Kanada

admin

U qëllua pesë herë me armë zjarri, zyrtarët: Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico, ende në gjendje të rëndë

admin