RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon djalin e heroit Afrim Bunjaku për Ditën e Fëmijëve

osmani-takon-djalin-e-heroit-afrim-bunjaku-per-diten-e-femijeve

Për nder të 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot disa fëmijë, në mesin e tyre edhe djalin e heroit të kombit, Afrim Bunjaku.

Ajo me këtë rast ka uruar fëmijët për festën e tyre.

“Para disa ditësh, në nder të 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kishim një bashkëbisedim ndryshe, pranë librave, me fëmijë të mbushur me kuriozitet, shpresë e emocion. Faleminderit librarisë Dukagjini për ftesën si dhe fëmijëve e mësueseve që ndamë së bashku këto momente kaq të bukura. Urime 1 qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve”, ka shkruar Osmani në Facebook./

Related posts

Rusia teston një raketë balistike ndërkontinentale, ja çfarë thotë ministria e Mbrojtjes

admin

Eurodeputeti gjerman kritikon Serbinë për Mlladiqin: Beogradi nderon një kriminel lufte, kjo është e turpshme

RTI

Trump thotë se Irani dëshiron marrëveshje ndërsa SHBA dislokon aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme

Kushtrim Guraj