Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, duke shkruar për hapjen e urës së Ibrit.
Osmani shkroi se “hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, por shtoi se suksesi i qëndrueshëm është i mundshëm “bashkë me aleatë”.
“Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”, shkroi ajo në një postim në Facebook.
The post Osmani takon komandantin e KFOR-it, kërkon hapjen e urës, por në koordinim me aleatët first appeared on Radio Televizioni Iliria.