Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen.
Osmani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryeministres i ka shprehë mirënjohje për mbështetjen për integrimin euro-atlantik për Kosovën si dhe për anëtarësimin në KiE.
Ajo gjithashtu i ka shpreh mirënjohje dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999.
“Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, thuhet në postimin e presidentës./