RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione rreth sulmeve kibernetike në Mal të Zi

shperblim-deri-ne-10-milione-dollare-per-informacione-rreth-sulmeve-kibernetike-ne-mal-te-zi

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që mund të ndihmojë në ndriçimin e sulmeve kibernetike të kryera kundër interesave amerikane, veçanërisht në dritën e sulmeve kibernetike në Mal të Zi gushtin e kaluar, raporton Anadolu.

Ambasada e SHBA-së ka vendosur billborde në disa lokacione në Podgoricë ku reklamon shpërblim për informacione që mund të çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi që ka marrë pjesë në aktivitete keqbërëse kibernetike.

Teksti i shpalljes është në gjuhën malazeze dhe ruse dhe theksohet se pagesa mund të bëhet edhe në kriptovaluta.

“Aktivitetet e fundit keqdashëse kibernetike tregojnë nevojën për mbrojtjen e ekosistemit digjital. Informacionet në lidhje me sulmet ndaj sistemeve shtetërore të informacionit, ndërhyrjet në zgjedhje ose aktivitete keqdashëse kibernetike kundër infrastrukturës kyçe amerikane mund të raportohen duke ardhur në Ambasadën Amerikane në Podgoricë”, thuhet në tekstin që gjendet në billborde në Podgoricë.

Sulmet në rrjetin informativ të Qeverisë së Malit të Zi filluan në gushtin e vitit të kaluar, pas së cilës qasja në ueb-faqet dhe emailet e tyre, si dhe në institucione të tjera si prokuroria, gjykatat, kadastra, të hyrat dhe administrata doganore u pamundësua për muaj të tërë.

Për tejkalimin e pasojave të sulmit kibernetik ndaj institucioneve shtetërore të Malit të Zi vitin e kaluar ndihmuan ekspertët e Byrosë Federale amerikane të Hetimeve (FBI).

Related posts

Huthit bëjnë thirrje që të përgjysmohen eksportet e naftës ndaj SHBA-së dhe Evropës

RTI

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe të Republikës Sërpska: S’është qëndrimi ynë

RTI

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”/ DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?

admin