RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon ministrin e Jashtëm polak, kryesuesin aktual të BE-së

osmani-takon-ministrin-e-jashtem-polak,-kryesuesin-aktual-te-be-se

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht Kryesues i Radhës i OSBE-së, Zbigniew Rau.

Osmani e ka njoftuar Raun për zhvillimet e fundit duke thënë se vendi ka shënuar prograr në forcimin e sundimit të ligjit.

“Kosova është e përkushtuar që të kontribuojë në mënyrë aktive për një Evropë më të bashkuar, më paqësore dhe më demokratike.

Në takim me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbignieë Rau, i cili po viziton Kosovën edhe si kryesues aktual i OSBE-së, diskutuam për rolin e OSBE-së në mbështetjen e institucioneve të Republikës përgjatë dy dekadave të fundit, si dhe për zhvillimet e fundit të sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Kosova ka shënuar progres të vazhdueshëm në forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prandaj presim përkrahje në rrugëtimin tonë euro-atlantik nga shtetet që ndajnë vlera të njëjta” shkruan Osmani në njoftim.

Related posts

Sulmi me hanxhar në Suedi mbyllet me një grua të vrarë dhe dy të plagosur! Policia ekzekutoi autorin

admin

SHBA dhe Izraeli në gjendje alarmi, presin goditje nga regjimi iranian! Ja kush janë objektivat

admin

Hamza refuzon propozimin e VV-së: PDK nuk nxjerr kandidatë për president

admin