Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Jashtëm të Sudanit Jugor, James Pitia Morgan.
Përmes një cicërime në X, Osmani ka shkruar se me Pitia Morgan ka diskutuar për bashkëpunim në mes të dy vendeve.
“Gjatë takimit tonë me @SouthSudanGov Ministri i Jashtëm, James Pitia Morgan, diskutuam për potencialin e forcimit të bashkëpunimit midis vendeve tona. Kosova është e përkushtuar të vazhdojë të ndërtojë partneritete të reja me shtetet anembanë globit. ”, ka shkruar Osmani.