RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bisedimet mes Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së do të mbahen më 10-11 maj në Istanbul

bisedimet-mes-turqise,-rusise,-ukraines-dhe-okb-se-do-te-mbahen-me-10-11-maj-ne-istanbul

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se bisedimet dypalëshe dhe shumëpalëshe mes Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbahen më 10-11 maj në Istanbul, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria lidhur me çështjen thuhet: “Në pritjen e vendit tonë më 10-11 maj në Istanbul do të mbahen bisedime dypalëshe dhe shumëpalëshe mes Turqisë, Rusisë, Ukrainës dhe Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

“Në bisedimet në fjalë do të diskutohen çështjet për zgjatjen e Marrëveshjes së Drithit për të menaxhuar në mënyrë të shpejtë, të sigurt dhe efektive Korridorin e Drithit i cili është jetik për furnizimin dhe sigurinë botërore të ushqimit dhe për të parandaluar dëmtimin e vendeve në nevojë duke siguruar stabilitet në çmimet e ushqimit si dhe për anijet tona tregtare që kanë mbetur të bllokuara në portet e Ukrainës për shkak të kushteve të konfliktit dhe për të formuar një plan evakuimi të detajuar dhe të sigurt të ekuipazheve të tyre në vendin tonë”, thuhet në deklaratë.

Related posts

SHBA dhe Jordania riafirmojnë mbështetjen për “tërheqjen paqësore” të grupit terrorist

admin

Paratë e diasporës – “infuzion” për ekonominë

Muhamet Ramadani

IAEA: Nuk ka indikacione se ndonjë vend ka testuar armë bërthamore

admin