RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takon Pope: Ngritja e statusit të Kosovës në Frankofoni, triumf për vlerat frankofone

osmani-takon-pope:-ngritja-e-statusit-te-kosoves-ne-frankofoni,-triumf-per-vlerat-frankofone

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (ONF) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Eric Pope.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Presidencës njofton se gjatë takimit Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone, duke theksuar rëndësinë e ngritjes së statusit të Kosovës në ONF nga statusi i vëzhguesit në anëtar me të drejta të plota.

Sipas Osmanit, Kosova është shembull i mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe lirive themelore të të gjithë qytetarëve pa dallim, forcimit të demokracisë dhe sundimit të ligjit.

““Rinia është potenciali më i madh i Kosovës dhe me talentin e dëshmuar në ndërmarrësi dhe inovacion, është shembull për rajon e më gjerë”, theksoi Presidentja Osmani, duke e njoftuar z. Pope edhe për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku Kosova është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka theksuar se përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatë.

Osmani dhe Pope diskutuan edhe për samitin e Frankofonisë në tetor, ku presidentja do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës.

Related posts

Rusia përqendron 110 mijë ushtarë për ofensivën nga lindja

admin

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian uron kryeministrin e ri të Serbisë: Mezi pres të punojmë bashkë! Ta çojmë vendin drejt integrimit

admin

“Ndihmat ndaj Izraelit do të sigurojnë vazhdimin e luftës shkatërruese në Palestinë”

RTI