Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar për një epokë të re në partneritetit.
Osmani tha se kjo mbështetje e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona.
“Kjo mbështetje u rikonfirmua sot në takimin me Lartmadhërinë e tij, Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin diskutuam për një epokë të re në partneritetin tonë”, ka thënë ajo.
Osmani ka theksuar se në takim është diskutuar hollësisht potenciali i zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në sektorë strategjik dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Tutje, Osmani ka thënë se e ka përgëzuar për organizimin e suksesshme të COP28 – konferencës kryesore globale për ndryshimet klimatike, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të tij.
“Mirënjohës pafundësisht për mikpritjen e jashtëzakonshme” ka shkruar Osmani.