RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Të lirohen zyrtarët policorë menjëherë dhe pa asnjë kusht

osmani:-te-lirohen-zyrtaret-policore-menjehere-dhe-pa-asnje-kusht

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës, është agresion nga ana e Serbisë.

Po ashtu, Osmani ka shkruar se zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht.

“Kidnapimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë. Zyrtarët policorë duhet të lirohen menjëherë dhe pa asnjë kusht! Akti i sotëm dëshmon se Serbia vazhdon të veprojë me logjikën e së kaluarës, tendencat hegjemoniste të së cilës kanë shkaktuar krime të tmerrshme dhe shumë viktima”, thuhet në postimin e Osmanit.

Madje sipas saj, akti i sotëm dëshmon edhe njëherë që Serbia nuk është e interesuar për paqe e stabilitet në rajon, por për të shkaktuar destabilizim të Kosovës dhe gjithë rajonit.

“Policia e Kosovës ka treguar përkushtim e vendosmëri për ta ruajtur rendin dhe ligjin për të gjithë qytetarët pa dallim, ndaj një akt i tillë kërkon një reagim të ashpër dhe veprim të unifikuar të komunitetit ndërkombëtar ndaj tendencës së Serbisë për destabilizim të rajonit”, thuhet tutje në postimin e saj.

Njëherit, Osmani ka deklaruar se institucionet e Kosovës nuk do të heqin dorë nga angazhimi për sundimin e ligjit./

Related posts

Australia kërkon nga qytetarët e saj të largohen nga Izraeli dhe Territoret Palestineze të Pushtuara

admin6

Gjermania përsërit kundërshtimin ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO

rezart morina

Shkollat e Kudsit në grevë për të protestuar ndaj teksteve izraelite

admin