RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shkollat e Kudsit në grevë për të protestuar ndaj teksteve izraelite

shkollat-e-kudsit-ne-greve-per-te-protestuar-ndaj-teksteve-izraelite

Shkollat palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar hynë në grevë sot si shenjë proteste ndaj përpjekjeve izraelite për të imponuar libra shkollorë që palestinezët thonë se synojnë të zhdukin identitetin e tyre kombëtar, raporton Anadolu Agency (AA).

Greva njëditore u organizua si përgjigje të një thirrjeje nga një koalicion i fraksioneve kombëtare dhe islame në qytet.

“Ne kundërshtojmë përpjekjet e Izraelit për të imponuar kurrikulën e tij. Ne nuk do të pranojmë asgjë përveç kurrikulës palestineze për edukimin e fëmijëve tanë”, theksoi koalicioni në një deklaratë.

“U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare që të ngrihen dhe të frenojnë okupimin (izraelit) dhe degët e tij ekzekutive dhe të mbrojnë institucionet tona arsimore”, thuhet më tej.

Kreu i Qendrës së Kudsit për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, Ziad al-Hammouri tha se palestinezët janë “të vetëdijshëm për sulmin izraelit” në shkollat e tyre.

“Greva është një formë e refuzimit të kurrikulës së shtrembëruar që autoritetet izraelite po përpiqen t’u imponojnë nxënësve tanë, e cila synon të fshijë identitetin palestinez dhe fetar”, tha Al-Hammouri për AA.

Javët e fundit, një numër shkollash ishin kundër, siç thonë ata, përpjekjes së Tel Avivit për “izraelizimin” e arsimin në qytet. /aa

Related posts

Mrekulli tjetër në Turqi: Foshnja 6-muajshe nxirret gjallë nga rrënojat 82 orë pas tërmeteve

admin

Rasti “Subvencionet 3”, dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

Muhamet Ramadani

Flet vajza e Raul Castros: Askush nuk do ta rrëmbejë babanë tim! Jemi gati të luftojmë kundër imperializmit

admin