RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Të masakruarit e Reçakut trokasin çdo ditë në ndërgjegjen tonë, çdo varr ka një histori tmerri

osmani:-te-masakruarit-e-recakut-trokasin-cdo-dite-ne-ndergjegjen-tone,-cdo-varr-ka-nje-histori-tmerri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se çdo varr në Reçak ka një histori tmerri. Në 24-vjetorin e masakrës në këtë fshat të Shtimes, e para e shtetit shtoi se synimi më i rëndësishëm është sigurimi i drejtësisë.

Në akademinë përkujtimore, ajo shtoi se deklarata e Walker bëri jehonë kudo në botë.

“Krimet monstruoze shërbyen si një moment i kthesës historike, jo vetëm ngase aty mizoria e Millosheviqit ndaj civilëve shqiptarë mori trajtën më çnjerëzore, por edhe ngaqë shënoi një moment në të cilin vetëdija ndërkombëtare u zgjua përfundimisht”

“Ky moment kthese lidhej edhe me një emër e një njeri, ambasadori William Walker, i cili edhe sot, njësoj si në vitin 99 e çdo vit pas tij, është këtu bashkë me banorët e Reçakut, bashkë me familjen e bashkë me të gjithë Kosovës”.

“Krimet e kryera në Reçak i dëshmuan botës për tragjedinë që po e përjetonin shqiptarët, duke e bërë të pashmangshme ndërhyrjen e botës demokratike për të ndalur këtë makineri vrastare. Kodra e Bebushit u shndërrua në vendin në të cilin krimet kundër njerëzimit nuk mund të fshiheshin më nga makineria Millosheviqiane”, u shpreh presidentja.

“Aty mizoria e regjimit mori trajtën më çnjerëzore, shënoi një moment që vetëdija ndërkombëtarëve u zgjua përfundimisht. Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfida e përballjes demokratike, a do të dorëzohej një qytetërim botëror para një barbarie. Ky moment kthese lidhej me një emër dhe një njeri, ambasadori Willlam Walker. Krimet e kryera këtu në Reçak, ku civilë shqiptarë u shënuan mizorisht i dëshmuan botës për tragjedinë që po përjetonin shqiptarët”, u shpreh Osmani.

“Sot kur i kujtojmë me dhimbje të dashurit tanë, detyrimi për të siguruar drejtësi për ta bëhet synimi ynë më i rëndësishëm. Historia e gjithsecilit prej tyre është vet historia e Kosovës. Ata thërrasin për drejtësi sot e kurdo herë. Mos të harrojmë kurrë që çdo varr në Reçak ka një histori tmerri” ka shtuar ajo.

Related posts

Netanyahu: Vrasja “gabimisht” e 3 pengjeve, “tragjedi e papërballueshme”

admin

Biden: Një lu’ftë totale në Lindjen e Mesme duhet të shmanget

Muhamet Ramadani

Goditet grupi kriminal, arrestohen tetë persona të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar

admin